Borxhi i jashtëm vlera rekord, në shtator 8.9 miliardë euro

10 Dhjetor 2021, 19:51

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë është rritur me 193 milionë euro në tremujorin e tretë të këtij viti, në raport me tremujorin e kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë borxhi i jashtëm në fund të shtatorit ishte 8.9 miliardë euro duke shënuar shifrën më të lartë historike.