Ministria e Financave parashikon tkurrje të borxhit publik vitin e ardhshëm, edhe pse planifikohet të merren 1.1 miliardë euro borxhe të reja në tregun e huaj e të brendshëm.
Për vitin 2025 borxhi planifikohet të jetë 14.5 miliardë euro, ndërkohë është parashikuar të shlyhen mbi 1 miliardë euro borxhe të vjetra.
Disa borxhe të vjetra do marrin këstin e fundit në vitin 2025, por të tjera të reja do të shtohen në bilancet e shtetit. Që në nisje të vitit qeveria planifikon të marrë 650 milionë euro në tregjet e huaja, që do të përdoret për të larë borxhet aktuale dhe për shpenzime të tjera në mbështetje buxhetore




















