Borxhi publik këtë vit do arrij në 80% të PBB, Denaj: Do rrisim shpenzimet për infrastrukturën dhe shëndetësinë

29 Qershor 2021, 15:33 | Përditesimi: 29 Qershor 2021, 15:33

Edhe këtë vit borxhi publik do vijoj të rritet. Ministrja e Financave Anila Denaj ka deklaruar në Komisionin e Ekonomisë se borxhi do jetë në 80% edhe këtë vit, pasi do të ketë rritje të shpenzimeve për infrastrukturën dhe shëndetësinë. Ndërsa viti i kaluar edhe pse me një situatë të vështirë prej pandemisë u mbyll me borxh në vlerën e 77.8%. Por pavarësisht kësaj rritje të borxhit, Denaj tha se në 5 vite do arrihet konsolidimi fiskal.

Nevoja për ndryshime në ligjin organik të buxhetit ka si objektiv primar, ofrimin e nevojshëm të stimujt fiskal, në krahun e shpenzimeve buxhetore për rimëkëmbjen e ekonomisë si pasojë e dy goditjeve të njëpasnjëshme.  Për një ekonomi si ajo e Shqipërisë me dy goditje të njëpasnjëshme, me fonde të konsiderueshme të alokuara nga buxheti i shtetit, mendojmë që zgjerimi fiskal edhe këtë vit është i domosdoshëm. Parashikojmë rreth 80% është i njëjti targetim si ai i vitit 2020. Duhet të jemi të gjithë të qartë që qeveria ka angazhimin për konsolidim fiskal dhe ky konsolidim do të arrihet, prandaj objektivi për ta çuar në 45% borxhin publik në 5 vitet e ardhshme mbetet, ajo që po bëjmë sot është të shtyjmë me një vit kohë afatin, për të rritur shpenzimet nga 7.2% të PBB në 7.7% dhe synon vaksinimin dhe infrastrukturën”, u shpreh ministrja Denaj.

r.k./Shqiptarja.com