Në projektbuxhetin e vitit që vjen është parashikuar që borxhi publik në vitin që vjen do të arrijë në 12.1 miliardë euro. Pavarësisht kësaj vlere që është më e lartë se borxhi i pritshëm për këtë vit që arrin në 11,6 miliardë euro, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se do të arrihet ulja e borxhit në raport me PBB.
“100.8 miliardë lekë është deficiti buxhetor i vitit 2022, siguron mbrojtjen e shtresave në nevojë, të rrisim investimet kapitale. na ndihmon të përfundojmë rindërtimin, të menaxhojmë krizën energjetike. Deficiti është 5.4% e PBB, nga 6.8% këtë vit. Në fund të vitit 2024 do kemi balancë primare pozitive, dhe borxhi do të zbresë në 79.4% të PBB nga 80% që është këtë vit. Objektiv është menaxhimi i borxhit”, shprehet në komisionin e ekonomisë ministrja Ibrahimaj.




















