Borxhi publik, Qeveria planifikon uljen me 6.5% deri në 2026! Rrezikohet nga interesat dhe kursi i këmbimit! 'Financat': Orientojmë huamarrjen në tregun vendas

14 Gusht 2022, 13:55

Objektivi i qeverisë për të ulur borxhin publik që nga ky vit, rrezikohet prej normave të interesit që janë në rritje dhe luhatjeve të kursit të këmbimit. Ministria e Financave në strategjinë e menaxhimit të borxhit, parashikon uljen e tij me 6.5% deri në vitin 2026, por thotë se të gjitha parashikimet mund të rishikohen për shkak të rreziqeve të shtuara prej luftës në Ukrainë, e cila ka rritur nevojën për financim.