Braçe i kërkon Ramës reflektim: Trego që pushtetin nuk e ke personal, e ke shpërdoruar me ministra e drejtorë të padenjë

10 Tetor, 13:27 | Përditesimi: 10 Tetor, 13:27

Deputeti socialist Erion Braçe i kërkon kryeministrit Edi Rama të pranojë përgjegjësinë për gabimet e qeverisjes, duke e akuzuar se e ka shpërdoruar pushtetin me ministra e drejtorë të padenjë. Braçe thotë se Rama duhet të tregojë që pushtetin nuk e ka personal dhe të jetë i gatshëm t'u transferojë më shumë kompetenca dhe autonomi financiare bashkive.

E.H/Shqiptarja.com