Braçe: Ju vratë 4 protestues me plumb ballit më 21 janar, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë! Ku janë ato që deshën të futen me molotovë në Kuvend?

12 Shkurt, 11:37 | Përditesimi: 12 Shkurt, 11:37

Deputeti i PS Erion Braçe i është kthyer PD-së pas deklaratave se në protestë janë përdorur plumba gome. Braçe i kujtoi Sali Berishës protestën e 21 janarit, 4 protestues mbetën të vrarë në bulevard nga plumbat e lëshuar nga kryeministria kur Berisha në atë kohë shërbente si kryeministër.

 

I.M/Shqiptarja.com