Braçe: Ka ardhur koha që PS të ndryshojë, dembelët t’i largojmë nga administrata e ekzekutivi, nuk i duroj dot

21 Korrik 2022, 22:46

Deputeti Erion Braçe thotë se Partia Socialiste duhet të ndryshojë dhe të largohen nga ekzekutivi por edhe administrata njerëz pa objektiva. "Nuk me shqetëson opozita dhe çfarë bëmë me veten e qytetarët. Mua më shqetëson qeverisja. Ne duhet të ndryshojmë për të vendosur një standard të ri. Atë 5-vjeçarin e negociatave. E kemi mundësinë të jemi tjetër vend pas 5 vitesh, duhet të hapemi të dëgjojmë shumë të jemi konkretë. Njerëz që nuk kanë qëllime, objektiva brenda një ekzekutivi, administrata duhet të largohen, janë dembelë. Nuk i duroj dot. Shqetësimi im është përmirësimi i qeverisjes”, tha Braçe.