Braçe kërkon ministren Sala në Kuvend: Jemi në pikun e gripit, qendra shëndetësore në Njësinë 5 në Tiranë nuk funksionon

3 Shkurt, 10:54 | Përditesimi: 3 Shkurt, 10:54

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur në Kuvend një shqetësim për mosfunksionimin e një qendre shëndetësore në njësinë 5 në Tiranë. Braçe tha se ka kërkuar një mocion me debat me ministren e Shëndetësisë Evis Sala, por ende nuk është futur në kalendarin e punimeve të Kuvendit.

Braçe deklaroi në Parlament se edhe pse jemi në pikun e periudhës së grupit mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale. Ndërkohë, nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu i tha se mocioni me debat është parashikuar për javën e ardhshme.

A.A/Shqiptarja.com