Braçe kërkon opionin për rritjen ekonomike, Banka e Shqipërisë: S’duhet bazuar në ndërtim, turizmi pritet të ngadalësohet

10 Nëntor, 12:40 | Përditesimi: 10 Nëntor, 12:40

Përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë iu përgjigj në komision edhe pyetjeve të ngritura nga deputetët e mazhorancës në lidhje me ekonominë e projektbuxhetin, pasi opozita nuk është e pranishme. Deputeti i PS-së Erion Braçe kërkoi një opinion të Bankës qendrore në lidhje me strukturën e ekonomisë së vendit, e fokusuar jo më në bujqësi dhe industri por në ndërtim.

“Në relacionin e projektbuxhetit nuk shihet ndonjë politikë ndryshe, që minimalisht të ndalë rënien e fortë edhe të thellë në dy sektorë të tjerë shumë të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare, që kanë edhe punësim të gjerë, praktikisht tek industria dhe bujqësia. Mendoni që do duhet që në projektbuxhet të adresohen politika që tani, veçanërisht në këto dy sektorë që prej një seri tremujorësh janë me rënie të fortë dhe të thellë”, pyeti deputeti socialist Erion Braçe.

r.k./Shqiptarja.com