Braçe në Report Tv: Kriza ekonomike do të vijojë, qeveria të marrë paketa të tjera ndihmëse

21 Korrik 2022, 23:15

Ndalur në krizën ekonomike që ka goditur të gjithë botën, deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në Report Tv tha se një goditje shumë e rëndë do të vijë për vendin tonë. Braçe u shpreh se qeveria duhet të marrë masa të tjera, të mbështesë financiarisht pensionistët, personat me ndihmë ekonomike, si edhe më e rëndësishmja duhet subvencionuar eksporti dhe prodhimi i farës së grurit.

“Nuk ka krizë kur ka rritje ekonomike, jemi në trendin e rritjes ekonomike. Është një goditje shumë  e rëndë që po vjen, inflacioni kryesisht i importuar, natyrisht nuk duhet lejuar që të prekë forcat prodhuese, krahun e punës të ardhurat e punës, nuk duhet të cenojë rrjetën tonë sociale. Ka ardhur momenti. Pres të ketë rishpërndarje për sektorin e bujqësisë. Grurin në vjeshtë duhet ta subvencionojmë që nga eksporti dhe prodhimi i farës së testuar brenda vitit, e bëjnë por për të prodhuar farën shkojnë në Kosovë. Ta bëjnë këtu. Pres rishpërndarje të rrjeta jonë sociale, pensionistë të ndihmon, me ndihmë ekonomike të ndihmohen përtej masës së ndihmës ekonomike, invalidët e punës”, tha Braçe.

  •