Braçe përplaset me Artan Shytin: Nuk duhet të përfaqësoni krimin në komision

20 Shtator 2023, 10:51

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe duke iu drejtuar përfaqësuesve të Shoqatës së Basteve u tha se ata nuk duhet të përfaqësojnë krimin në komision. Sipas Braçes para 2018 bastet i ka pasur në dorë krimi dhe argumenti që ata sjellin se do të mbeten informale por t’u kthehen kompanive është perceptuar si shantazh.