Braçe propozoi që grumbulluesit t’i paguajnë detyrimet brenda 60 ditëve, nisma mbështetet nga Ministria e Bujqësisë: Problem që duhet zgjidhur

23 Janar 2023, 12:28 | Përditesimi i fundit: 2023-01-23 15:32:04

Deputeti socialist Erion Braçe ka prezantuar ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese propozimin e tij për një ndryshim në ligj. Braçe kërkon që grumbulluesit dhe eksportuesit duhet të paguajnë detyrimet financiare ndaj fermerëve brenda 60-ditëve ose në të kundërt t’i aplikohen kamatëvonesa.