Deputeti socialist Erion Braçe zbulon se vendosi të votojë pro reformës territoriale për të mos u larguar nga grupi parlamentar i PS-së dhe për të vijuar punën si përfaqësues i qytetarëve. Në arsyen e katërt të reagimit të tij, Braçe thotë se ka zgjedhur të qëndrojë, pavarësisht sulmeve dhe linçimeve. Braçe thotë se e di që kam “prishur një plan që politika e ka të sajin, të brendshëm, të poshtër, por nuk mund të bëj pa të, ndaj për Nesti numëruesin dhe numëruesit e tjerë unë jam 85-a, 84-a ishte aty për planin.”
“E katërta, unë votova që të mos iki, por të qëndroj, të bëj punën dhe gjithkush që e njeh këtë punë e di fort mirë se kjo punë e tillë është, e varur nga vota e shumicës, e rëndë si e tillë, të rrëzon, të thyen, të bën copash aq sa nuk merr dot frymë, por unë e kam pranuar këtë punë e nuk bëj dot pas, e kam të ndaluar të bëj pas. Nuk di në keni parë tjetër që të sulmohet e të qëndrojë, të linçohet e të rrijë përballë, t'i shkojnë atje ku jeton e atje ku punon, po bën punën dhe të dëgjojë e përgjigjet, me kosto shumë të madhe personale e familjare; keni parë? Ndaj vendosa të rri dhe të bëj punën. E di që kam prishur një plan që politika e ka të sajin, të brendshëm, të poshtër, por nuk mund të bëj pa të, ndaj për Nesti numëruesin dhe numëruesit e tjerë unë jam 85-a, 84-a ishte aty për planin”, shprehet Braçe.

















