Braktiset i dënuari politik, fle poshtë urës në Lezhë! Ndue Murcaj nuk përfiton dëmshpërblim për burgun

31 Janar 2023, 12:51 | Përditesimi i fundit: 2023-01-31 13:56:26

Një 66-vjeçar nga Lezha jeton poshtë urës pa asnjë të ardhur. Ndue Murcaj, i cili ka kryer burg në komunizëm apelon për ndihmë. Ai mban statusin “ish-i përndjekur politik” por është përjashtuar nga ligji për dëmshpërblimin financiar. Sakaq ende nuk ka marrë as pensionin e pleqërisë.