Brataj: Omicron i parrezikshëm, por nuk duhet neglizhuar

4 Dhjetor 2021, 21:05

Për autoritetet shëndetësore shqiptare varianti Omicron që sot shqetëson mbarë botën nuk është më i rrezikshëm se të tjerët. Megjithatë nuk duhet neglizhuar dhe për ta luftuar duhet vaksinimi. Apel për të mos dyshuar mbi vaksinat bëjnë vetë pacientët që po vuajnë pasojat e infektimit në spitalet COVID, dhe gratë shtatzëna.