Bregdeti i Darëzezës në Fier, në një pistë garash me kuaj

9 Mars, 14:58 | Përditesimi i fundit: 2024-03-09 16:19:14

Bregdeti i Darëzezës në Fier, është kthyer  këtë të shtune , në një pistë garash me kuaj. Aktiviteti është zhvilluar për të pestën  herë me pjësëmarrës nga e gjithë Shqipëria. Gara e  cila u  zhvillua me pjesëmarrjen e 5 ekipeve , të cilët garuan  në stil të lirë , në nje gjatësi prej 5 km , është ndjekur me mjaft interes nga dhjetra shikues të ardhur jo vetëm nga Fieri , por edhe zonat përreth. Në këtë garë  shpejtësie fitues u shpall Antonio Gjini i cili u shpreh mes emocionesh se ky sport duhet të marrë më shumë vëmendje në vendin tonë.

    No videos found.