Brenda qershorit, rishikohet buxheti 2024! Rritje buxheti për Bujqësinë, përfshihet edhe një skemë garancie sovrane

10 Maj, 18:32

Një garanci sovrane pritet të miratohet për bujqësinë brenda muajit qershor, kohë kur dhe do të rishikohet për herë të dytë buxheti i shtetit. Lajmi është konfirmuar nga Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, e cila në një takim me fermerët e bimëve aromatike, ka deklaruar edhe interesin e Arabisë Saudite për produktet shqiptare.