VARSHAVË, Poloni - Në ‘PGE Arena’ të Varshavës gjithccka duket gati për mbrëmjen e 26 marsit, aty ku kombëtarja shqiptare e futbollit luan në gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026 kundër Polonisë. Gjysma e rrugëtimit për ëndrrën amerikane të kuqezinjve të Sylvinhos kalon nga Varshava, në një prej stadiumeve të pakta me ccati të lëvizshme që ka Evropa.
Tapeti i barit të fushës ishte i sapovendosur dhe ka kushtuar 150 mijë euro, madje prej muajsh bari nuk ekzistonte në stadium, ndaj u desh një kompani sllovako-hungareze e barit, që 11 ditë më parë të përfundonte shtrimi i tij.




















