Brenda vitit një ligj i ri për investimet strategjike, ligjit aktual i mbaron afati në dhjetor 2026

14 Shkurt, 21:15 | Përditesimi: 14 Shkurt, 21:15

Qeveria nuk do e zgjasë më afatin e ligjit të investimeve strategjike, por do të hartojë brenda vitit një ligj të ri. Afati i ligjit aktual skadon më 31 dhjetor 2026, pas disa shtyrjesh që i janë bërë. Drafti i ri pritet të hidhet në konsultim në verën e këtij viti, dhe synon të stimulojë shtimin e investimeve madhore në vend, por mbetet e paqartë se çfarë do të ndryshojë.

E.H/Shqiptarja.com