Breshëri la pa prodhim fermerët e Perondisë në Kuçovë! Viti i dytë që gruri e pemët dëmtohen, asnjë dëmshpërblim! Dr. i Bujqësisë: 75 milion lekë dëme

8 Korrik 2023, 17:11

Reshjet e majit sollën dëmtime të mëdha në kulturën e grurit dhe drurëve frutor në fshatrat e Kuçovës. Fermerët këtë vit nuk arritën të marrin asnjë prodhim, çka ka bërë që ata të falimentojnë. Dëmet në terren janë përllogaritur, dhe ata shkojnë rreth 75 milion lekë.