Breshka e rrallë 'kareta-kareta' bie në rrjetën e peshkatarëve në Vlorë

22 Qershor 2023, 14:42

Një breshkë e rrallë detare e llojit “kareta-kareta” ka rënë në rrjetën e peshkatarëve në Vlorë paraditen e kësaj të enjtje, ku pushuesit e kanë ndihmuar të rikthehet përsëri në det.

Breshka e llojit Kareta Kareta ka rënë në rrjetën e peshkatarëve në Livadh , Himarë. Peshkatarët së bashku me pushuesit e zonës e kanë lëshuar sërish në ujë.