Breshkat e tokës shiten nga 60-2000 euro në tregun e zi, specialisti: Ta shohim si trafik droge, është specie në zhdukje! Ligji parashikon penalitete për trafikuesit

26 Shtator 2023, 16:04

Zhvendosja e breshkave të tokës nga Shqipëria për në Itali është e ndaluar nga ligji shqiptar dhe ai ndërkombëtar që prej vitit të largët 1992 por kjo nuk e ka ndalur trafikun. Për ekspertin Ariel Vasili ky trafik duhet të trajtohet i njëjtë si për drogën. Vasili thotë se ka një neglizhencë por ka nevojë edhe për trajnim të punonjësve në pikat kufitare.