Breshëri dëmton rreth 20 hektarë me grurë në Korçë! Fermerët kërkojnë kompensim

15 Qershor 2023, 16:41 | Përditesimi i fundit: 2023-06-15 16:42:29

Vetëm pak ditë para korrjes, moti i keq dëmtoi parcelat me grurë në Turan të Korçës. Fermerët bëjnë apel për kompensim nga Ministria e Bujqësisë, pasi mundi i gjithë vitit u ka shkuar dëm. Paraprakisht përllogariten 20 hektarë me grurë të dëmtuara në këtë fshat