Britania e Madhe, Italia dhe Japonia bashkohen për krijimin e një avioni të ri luftarak! Mund të lëshojë raketa hipersonike

9 Dhjetor 2022, 09:41

Britania, Italia dhe Japonia janë bashkuar për të zhvilluar gjeneratën e gjashtë të avionëve luftarakë që mund të përfundojë në vitin 2035. Ky është programi ushtarak më i rëndësishëm i së ardhmes së afërt, për sa i përket kostos dhe nivelit teknologjik pasi do të përdoret inteligjenca artificiale.