Bruksel, çel dyert godina e Misionit të Shqipërisë pranë BE, Marta Kos: Ju po jepni rezultate

17 Nëntor, 08:00 | Përditesimi: 17 Nëntor, 08:18

Në Bruksel është hapur godina e Misionit të Shqipërisë në BE. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga mbrëmja ceremoniale e hapjes së godinës, ku e pranishme ishte edhe Komisionerja për Zgjerim Marta Kos. Ajo vlerësoi përparimin e Shqipërisë, ndërsa theksoi se e ndjen veten si një ambasadore të Shqipërisë në Bruksel, duke shtuar se detyra e saj është që ta bëjë vendin tonë pjesë të shtëpisë së BE-së. 

r.k./Shqiptarja.com