Bruksel, hapja e negociatave me Shqipërinë, Mogherini dhe Hahn në konferencë shtypi

29 Maj 2019, 13:25 | Përditesimi i fundit: 2019-05-29 16:34:40

Komisioni Europian rekomandon pa kushte hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në prezantimin e progres-raportit për ecurinë e vendit tonë në sajë të 5 prioriteteve kyçe për negociatat, eurokomisioneri Johannes Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres, dhe për këtë arsye, komisioni rekomandon hapjen e negociatave.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federika Mogherini u shpreh se  rekomandimi për celjen e negociatave për Shqipërinë bazohet në çështje teknike të progresit të vendit dhe jo krizën politike. Eurokomisioneri Johanes Hahn vlerësoi arritjet e reformës në Drejtësi, ndërsa Përfaqësuesi i së Djathtës Europiane, eurodeputeti Eduard Kukan, duke folur për krizën politike pohoi se opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Vendimi do të merret në qershor nga Këshilli i Evropës, ku duhet vota unanime e vendeve anëtare të BE-së.