Bruksel/ Xhaçka takon Dendias, diskutohet 'Beleri': Të presim me durim fjalën e drejtësisë, asnjë qytetar shqiptar s'është mbi ligjin

23 Maj 2023, 09:51

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ishte sot në Bruksel për mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE dhe u takua me homologun grek Nikos Dendias. Biseda e tyre është përqendruar në çështjen e arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit fitues të zgjedhjeve në Himarë por që është nën akuzë për blerje votash.