BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, mbetet 3.25%! Sejko: Sektori i turizmit ka udhëhequr rritjen ekonomike, inflacioni rrezik për stabilitetin e çmimeve

20 Dhjetor 2023, 19:21

Banka e Shqipërisë e mbyll vitin 2023 me normën bazë të interesit 3.25% dhe me pritshmëri për ta ulur vitin tjetër. Në bilancin e fundvitit, Guvernatori Gent Sejko tha se ekonomia, rritja e punësimit dhe e pagave është udhëhequr kryesisht nga sektori i turizmit, por rrezik paraqet inflacioni i lartë.