BSH: Sektorët kryesorë të ekonomisë janë në tranzicion! Sejko: Sfidë, digjitalizimi i parasë e inteligjenca artificiale! Tregjet e punës në presion nga emigracioni

4 Dhjetor 2023, 16:57

Sektorët kryesorë të ekonomisë janë në tranzicion pranon Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në uorkshopin për kërkimet ekonomike. Sipas tij shtimi i tensioneve gjeopolitike, emigracionit, digjitalizimit të parasë dhe inteligjencës artificiale janë kthyer në sfidë serioze, kurse pasojat negative reflektohet në zinxhirët e prodhimit, tregun e punës dhe stabilitetin e çmimeve