Bubq, shtëpitë e reja të rindërtimit pa ujë të pijshëm! Banorët mund të furnizohen vetëm me autobotë kundrejt pagesës

30 Korrik 2022, 20:59

Banorët e lagjes së re fshatit Bubq në Bashkinë Krujë, konkretisht banuesit në lagjen e re  prej 6 muajsh kanë pasur probleme me furnizimin e ujit. Banorët thonë se gjatë kësaj kohe janë detyruar ta blejnë ujin e pijshëm, ndërkohë problemi ka ardhur nga një defekt me në pompën e ujësjellësit.