Bujtina pa leje në Theth, protesta zmbraps aksionin e IKMT-së! Banorët: Po zhvillojmë turizëm në shtëpitë tona, prej 30 vitesh shteti nuk na jep hipotekat

16 Tetor 2023, 17:36

Pronarët e bujtinave të Thethit kanë protestuar kundër shembjes së ndërtimeve pa leje. Ata janë njoftuar për aksionin e IKMT-së dhe i kanë bërë “pritë” ndërhyrjes me fadroma në zonën turistike.  Banorët u mblodhën në Qafë-Thorë, duke kërkuar të pajisjen me hipoteka dhe me leje ndërtimi, pasi sipas tyre zhvillimi është i domosdoshëm për shkak të rritjes së numrit të turistëve.