Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' si fushëbetejë, Bashkia e Tiranës nis heqjen e mijëra gurëve të hedhur ndaj policisë

18 Tetor, 11:13 | Përditesimi: 18 Tetor, 11:13

Për pesë ditë me radhë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është kthyer në një fushëbetejë përplasjesh të ashpra mes protestuesve dhe policisë. Pas gjithë asaj që ndodhi, në bulevard kanë mbetur grumbuj të mëdhenj gurësh, të cilët u hodhën në drejtim të efektivëve gjatë protestave, si dhe trotuare të dëmtuara nga shkulja e pllakave.

Këtë të diel, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur punwn pwr pastrimin e bulevardit dhe heqjen e gurëve, fillimisht me ekskavator dhe më pas duke i mbledhur një nga një, për të pastruar bulevardin nga mbetjet e përplasjeve të pesë ditëve më të dhunshme që kryeqyteti ka parë në dekada. 

E.H/Shqiptarja.com