Bulevardi i Ri'/ Banorët e 'Bregut të Lumit' në protestë: S'kemi marrë dëmshpërblimet

4 Dhjetor 2018, 19:07

Në një kohë kur vëmendja është përqendruar të "Unaza e Re", në protestë janë ngritur edhe banorët e "Bregut të Lumit" në kryeqytet shtëpitë e të cilëve preken nga "Bulevardi i Ri". Në një tubim të organizuar sot banorët pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer. 

Njësoj si në Shkozë dhe te "Unaza e Re" në mbështetje të banorëve të "Bregut të Lumit" kanë shkuar edhe deputetë të PD në mbështetje të protestuesve.

Ndërkohë, ditën e sotme IKMT ka vijuar shembjen e banesave përgjatë gjurmës së Unazës së Madhe dhe zonën e Astirit dhe Laprakës. Pikërisht në Laprakë u shemb një banesë dykatëshe e cila ishte në pronësi të ish-zyrtarit të pronave në kohën e PD.

l.q.