Unaza e Madhe/ Tension në Laprakë, policia nxjerr familjen, IMT shemb banesën (VIDEO)

TIRANE- IMT vijon prishjen e banesave në Shkozë dhe në Laprakë në kuadër të projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe. Sot ka pasur momente tensioni, fillimisht në mëngjes në Shkozë, ndërsa në mesditë në Laprakë ku një familje kundërshtoi shembjen e banesës dykatëshe duke u ngujuar brenda, por policia i nxori me forcë duke e shembur.

Kryefamiljari Bajram Nela u shpreh se do të vetëflijohet nëse shtëpia do të shembet, ndërsa gruaja akuzoi se policia ushtroi dhunë psikologjike. Familja Nela nuk banonte në këtë godinë, pasi e kishte dhënë me qira katin e parë dhe të dytë. Kryefamiljari Nela ka qenë ish-zyrtar i Pronave në kohën e PD, ndërsa ka një tjetër banesë dhe biznes (lexo këtu).

Deputeti i PD, Klevis Balliu u ka bërë thirrje banorëve që të marrin shembull nga Franca dhe të ngrihen në protestë, ndërsa sot janë lajmëruar dy tubime, në 15:00 në Shkozë dhe në 17:00 në Astir, si cdo ditë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:32
IMT rrafshon banesën në Laprakë, Balliu thirrje: Protestë në 15:00 dhe 17:00

Brenda pak minutave punonjësit e IMT kanë shembur me fadroma banesën dykatëshe në Laprakë, ndërsa deputeti i Klevis Balliu bëri thirrje për protesta në orën 15:00 në Shkozë dhe në 17:00 në ‘Astir’ si cdo ditë në muajin e fundit.

Ora 13:15
Unaza e Re/ Balliu i PD: Shqiptarët të marrin shembull nga Franca, protesta do vijojë

Pas protestave të dhunshme në Francë, qeveria vendosi pezullimin e vendimit për rritjen e taksës së karburantit. Deputeti i PD, Klevis Balliu u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin shembull nga francezët dhe të vijojnë protestat. “E patë se çfarë ndodhi në Francë dhe në fund fituan. Ftoj qytetarët të marrin shembull nga Franca nga vëllezërit dhe motrat tona europiane. Ky është atentat që u bëhet këtyre banorëve. Do të vijojmë protestën edhe sot për këta qytetarë. Mbështetja jonë do të vijojnë kundër një banditi si Rama dhe Veliaj. Ai po nuk hapi veshët, do i trokasin te dera atij’ tha Balliu.

Ora 13:11
Iu prish banesa, zonja e shtëpisë në Laprakë në lot: Policia, dhunë psikologjike

Zonja e shtëpisë në Laprakë që u shemb sot nga IMT u shpreh për mediat se kërkoi tre ditë kohë për të lëvizur orenditë, por u refuzua. “I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur gjërat dhe për të kryer procedurat ligjore. Nuk e di si shteti vepron këtu. Është dhunë psikologjike” tha ajo.

Ora 13:02
Banesa në Laprakë, familja Nela e kishte dhënë me qira, IMT shemb dykatëshen

Report Tv mëson se Bajram Nela nuk jetonte vetë në banesë, pasi katin e parë e kishte dhënë për biznes, po ashtu edhe katin e dytë për banim. Personat që jetonin në katin e dytë me qira janë larguar sot. Familja Nela nuk jetonte në këtë banesë. Ndërkohë që banesa është rrëzuar nga IMT brenda pak sekondash.

Ora 13:01
Pas nxjerrjes së familjes, IMT nis shembjen e banesës në Laprakë

E ndërsa IMT vijon prishjen e banesës, zonja e shtëpisë është konfliktuar me policinë duke e kundërshtuar vendimin.

Ora 12:56
Policia nxjerr me forcë familjen, nis shembja e banesës në Laprakë, zonjës së shtëpisë i bie të fikët

Policia futet në banesën dykatëshe dhe nxjerr me forcë familjen, nis shembja e shtëpisë në Laprakë, zonjës së shtëpisë i bie të fikët, ndërsa pas ndihmës së parë nga banorët gjendja shëndetësore u stabilizua.

Ora 12:29
Preket nga Unaza/ Pronari i shtëpisë në Laprakë: Nëse shembet banesa do të vetëflijohem

Pronari i banesës në Laprakë, Bajram Nela shprehet se është njoftuar vetëm dje se banesa nuk legalizohet, ndërsa shton se vendimin e ka ankimuar dhe se nuk do të heqë dorë deri në një vendim të formës së prerë. Ai thotë se nuk do të dalë nga banesa dhe se do të vetëflijohet nëse IMT ndërhynë.

“Nuk kam dijeni, dje më erdhi njoftimi se nuk legalizohet. Dokumentet i kam dorëzuar në 2005, por dje më erdhi përgjigja se nuk legalizohet. Dua përgjigjen origjinale, pasi shteti erdhi për të më prishur shtëpinë me një fotokopje, që nuk ka vlerë ligjore, do ta hedh në gjyq projektin. Shteti erdhi pa ligj për të më prishur shtëpinë. Bëra një ankimim kundër skualifikimit për legalizim.

Pasi edhe njoftimi thotë se ke 30 ditë afat për ankimim. Kur vendimi të marrë formën e prerë atëherë do të heqë dorë. Unë do të vetëflijohem, nuk do të dal nga banesa. Kam punuar për këta fëmijë, por nuk mund ti shoh në rrugë. Kam nënën 90-vjeçe dhe dy vajza, fëmijët i kam larguar nga këtu, pasi janë 15-vjeç’deklaroi ai.

Ora 12:07
Tensioni në Laprakë/ Të pranishëm edhe deputetët e PD

Në banesën që preket nga projekti i Unazës së Madhe në Laprakë, kati i parë përdoret për biznes, ndërsa i dyti për banim. Familja ende qëndron në katin e dytë dhe nuk pranon të zbresë. Të pranishëm janë edhe deputetë të PD.

Ora 12:06
Familjarët nuk pranojnë të dalin, IMT nis shembjen e murit rrethues

Punonjësit e IMT nisin prishjen e murit rrethues të banesës, ndërsa familja nuk pranon që të dalë nga ambientet duke qëndruar në katin e dytë.

Ora 11:51
Tension në Laprakë, banorët bëjnë rezistencë: Nuk dalim nga banesa

Ashtu si në Shkozë edhe në Laprakë situata është tensionuar, pasi aktualisht njëri nga pronarët e banesave ka refuzuar urdhrin e policisë për të dalë nga godina. Ai është shprehur se vetëm dje ALUIZNI e kishte njoftuar se banesa nuk legalizohet dhe se duhet të dalë, por pronari i shtëpisë thotë se çështjen e ka dërguar në gjykatë dhe se nuk mund të kryhet asnjë veprim deri sa të flasë drejtësia. Banesa është ndërtuar në 1997, ndërsa është e pa legalizuar.

Ora 11:51
‘Duam shtëpitë tonë’/ Banorët nuk dalin nga banesat: S’mund të shemben me dhunë

Familjarët e banesës që është planifikuar që të shembet janë ngjitur në katin e dytë duke mos lejuar që të shembet, ndërsa punonjësit e IMT kanë ndaluar punën për momentin.

Ora 11:37
Pas ‘Astirit’ dhe Shkozës prishen banesat edhe në Laprakë

Përveç zonës së ‘Astirit’ dhe Shkozës në kuadër projektit të Unazës së Madhe vijojnë shembjet e banesave edhe në Laprakë. Në ‘Astir’ dhe Shkozë banorët që kanë ndërtimet pa leje vijojnë protestën, pasi kërkojnë dëmshpërblim të plotë.

Ora 10:58
IMT vijon shembjen e objekteve në Shkozë (VIDEO-FOTO)

E ndërsa një pjesë e banorëve janë sërish në protestë në Shkozë, IMT vijon punën për të pastruar gërmadhat nga objektet e prishura në kuadër të Unazës së Madhe që do të ndërtohet. Në Shkozë ndodhen forca të shumta police për të shmangur incidentet, pasi banorët vijojnë protestën.

Ora 09:45
Projekti për Unazën e Madhe, banorët në Shkozë kundërshtojnë prishjet (VIDEO)

Banorë e Shkozës, ashtu sikur ata të 'Astirit', janë ngritur në protestë për projektin e Unazës së Madhe, duke akuzuar se nuk është zbatuar gjurma e vjetër në planifikimin e këtij projekti. Partia Demokratike publikoi një video nga protesta dhe kundërshtimi i banorëve ditën e sotme në Shkozë. Në video duket prania e forcave të policisë, gra dhe fëmijë, ndërsa dëgjohen banorët që e cilësojnë aksionin për shembjen e banesave si të paprecedentë. “Tmerr i vërtetë, është diçka flagrante, e paprecedentë” shprehen ata.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hgf: 04/12/2018 16:40

    O Edvin Rama, a e di se cfare tjeter shkaterron keshtu sic po ben ti? DERRI! a nuk e ke me kushtetute qe njeriu s’mund te nxirret nga shpija? Ku mendon se do futesh pasi te humbesh zgjedhjet?

    Përgjigju
    • Fraiku: 04/12/2018 23:06

      E paska dhene me qera ish zyrtari i pronave e lexon apo jo? Nuk qenka per gjynah por per burg. Sa per zgjedhjet mos kij merak. Sa te kete Salianjin, Griden, Fahriun e vogel etj Luli eshte mire e ngrohte ne opozite. 50 vjet ju vrau dhe internoi Enveri dhe cfare i bete? Shqiptaret jame te gjithe kercenues profesioniste por te rruajne tra**n.

  • alti: 04/12/2018 15:09

    fariballinjt le te lehin, rruspat vazhdojne perpara. o cun, o klyshi fariut ik me plakun se esht derras me raki spo zbret dot shkallet te lokali te ekspozita.

    Përgjigju
  • Erik: 04/12/2018 14:00

    Pjesa me e madhe duke mos i patur me letra nuk kane investuar ndonje lek te madh, me c'po shoh me 10-15 mije euro i kane ngritur shtepite dykateshe. Jo se s'kane patur mundesi ekonomike, por e kane ditur qe do u prisheshin nje dite. Keqardhje se eshte kapital i shkuar dem, por ky eshte risku i investimit ne nje treg pa rregulla.

    Përgjigju
    • Veritas: 05/12/2018 08:40

      ..po ky Pronari..,merrte qea nga 3 dyqane etj..,nuze rruges..,1500€ me muaj..per gati 10 vjet..,boje Llogarine..Zaptues Profesinist!

  • Fredi: 04/12/2018 12:10

    Eshte monenti me i mire tani qe te dali ushtria ne te gjithë republiken e te ”pastrojë” territorin nga Konispoli ne Vermosh , gjith kete katrahurë e masakër mjedisore qe beri nje pjese e madhe neandertalesh fshatarë , pushtetarë fshatare, juriste, noterë, gjyqtarë, deputete e arkitektë ne keta 28 vjet. E kthyen Shqipërinë ne bordello urbanistike ku shkaterruan Floren dhe Faunen. Urgjent te nderhyje ushtria me RESTART GJITHPERFSHIRËS URVANISTIK. Askush nuk ua ka fajin neandertaleve qe paratë e tyre i bënë llac e tulla aty ku nuk duhej. Popull driteshkurter qe nuk ka qënë ne gjendje të mendoje se do ta gjeje belaja ne pak kohë. ”TE PASTROHET” GJITH SHQIPERIA!!!!!

    Përgjigju
    • Motra Fredit: 04/12/2018 15:16

      Mezi pres te dal te pastroj! Nuk bej dallim mes shpellareve dhe qytetareve. I mirepres te gjithe te pastrehet ne shtepine e Fredit

    • Ledio: 04/12/2018 13:35

      Mbase eshte dhe motra jote ushtare do zoti

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare