Bulqizë, 24 nxënës bojkotojnë mësimin, Zyra Arsimore u hoqi transportin me furgon, prindërit: Fëmijët s’mund të ecin një orë në këmbë!

30 Prill, 13:37

24 nxënës në fshatin Ostren të Bulqizës kanë bojkotuar mësimin, pasi Zyra Arsimore, bazuar në vendimin e Qeverisë u ka hequr transportin. Prindërit thanë se e kanë të pamundur të dërgojnë fëmijët në shkollë, pasi rruga është e largët, afro 5 kilometra në terren malor.