Bulqizë/ 50 persona në spital me temperaturë dhe të vjella, mes tyre dhe fëmijë! Hetohen shkaqet e helmimit

7 Korrik, 19:05

Burime nga spitali i Bulqizës për Report Tv bëjnë me dije se nga dje pasdite deri më sot janë paraqitur rreth 50 persona për të marrë shërbim shëndetësor. Pacientët janë kryesisht të moshës 30-40 vjeç, por ka edhe fëmijë mes tyre.