Bulqizë, drutë e zjarrit çmime të larta, abuzim me sasinë! Bashkia ua shet banorëve 3700 lek/m3 drutë e konfiskuara

16 Tetor 2021, 17:23

BULQIZË-Qyteti i Bulqizës për shkak të pozicionit gjeografik është ndër qytetet më të ftohta. Teksa ka rënë bora e parë, nevoja për ngrohje është shumë e madhe. Qytetarët thonë se një metër kub dru zjarri shkon nga 3 700 deri në 4 mijë lekë për metër kub. Përpos çmimit gjithnjë në rritje ata ankohen se tregtarët abuzojnë me sasinë e druve.

Bashkia e Bulqizës ka krijuar ndërmarrjen "Wood Bulqiza" SHPK për të furnizuar qytetarët dhe entet publike me drutë e zjarrit për ngrohje. Administratori Roland Duriçi, hodhi poshtë akuzat për abuzim me çmimet apo sasinë.