Bulqizë/ Helmimi nga uji i pijshëm, flasin banorët e Gjoricës: Ka ndodhur edhe një vit më parë, shteti të marrë masa

4 Qershor 2023, 11:33

Banorët e fshatit Gjoricë kanë folur për helmimin nga uji i pijshëm. Ata tregojnë se ndër simptomat kryesore që i është shfaqur janë të vjellat. Ndërkohë, një banor tha për Report Tv se helmimi nga uji i pijshëm është një rast i përsëritur në Gjoricë, pasi ka ndodhur rreth një vit më parë.

“Nuk e di, nga uji i pijshëm ka ardhur. Vetëm unë dhe vajza. Simptomat? Të vjella, prej mbrëmë.

Jam banor i fshatit Gjoricë. Ka të paktën ditë që ka ndodh ky problem. Njerëzit vazhdojnë pijnë akoma ujë se nuk dinë gjë. 99% uji i pijshëm. Gocën time 3-vjecare e kam pasur në spital. Duhet me pas më shumë siguri tek depozita e ujit. Shteti duhet të marrë masa për këtë gjë. I hedhin klor herë pas here. Duhet me pas kontroll më tepër prej shtetit. Hera e dytë që përsëritet ky problem në fshatin Gjoricë. Nuk është hera e parë, ka ndodhur edhe njëherë rreth një vit e ca më parë. Herës tjetër ka qenë më i vogël si problem”, thanë banorët.

  •