Bulqizë, nxënësit e shkollës në Godvi mësim në temperatura minus 5 gradë! Mësuesja: Fëmijët i kanë duart akull! Prindërit: Të vendosen sobat me dru

10 Janar, 17:07

72 nxënës nga klasa e parë e deri në të nëntën zhvillojnë mësim në të ftohtë, ku temperaturat zbresin në -5 gradë celsius në fshatin Godvi të Bulqizës. Kaldaja e shkollës nuk punon, ndërsa prindërit të revoltuar thanë se do nuk do dërgojnë nxënësit në mësim nëse nuk sigurohet ngrohja në shkollë. Protestës së prindërve iu bashkua dhe një mësuese e cila tha për mikfronin e Report TV se është e pamundur të zhvillohet mësimi.