Bulqizë, punëtori bie nga skela, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

23 Qershor 2023, 22:22

Një punëtor ka rënë nga një lartësi në qytetin e Bulqizës teksa ishte duke punuar. Mësohet se punëtori ka qenë pjesë e një kompanie që po zbaton një projekt të veshjes me sistem kapot të disa pallateve në qytetin e Bulqizës.