Bum kërkesash për kredi, por rekord refuzimesh nga bankat! 1 në 4 aplikime nuk pranohet

5 Tetor, 20:44

Bankat shtrëngojnë dorën në dhënien e kredisë për qytetarët, për shkak të frikës mbi fuqinë e tyre për të kthyer huanë. Ndikim në këtë qasje ka dhënë kryesisht kërkesa e lartë për kredi për blerje banese, në kushtet kur tregu i pasurive të paluajtshme vetëm shtrenjtohet. Në gjysmën e parë të vitit bankat kanë refuzuar 25% të kërkesave për kredi, shifër rekord sipas Bankës së Shqipërisë. 

    No videos found.