'Bum' ndërtimesh në vend, në 6 muaj u miratuan 598 leje! INSTAT: Shumica në Durrës dhe në Tiranë, shkak edhe procesi i rindërtimit

30 Gusht 2021, 22:27

Shqipëria vijon të jetë një kantier ndërtimi, pasi ky sektor po njeh një zhvillim të shpejtë në 3 vitet e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti prill-qershor janë miratuar gjithsej 347 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një rritje prej 66 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur u dhanë vetëm209 leje ndërtimi.

Paralelisht me numrin e lejeve është rritur me 68.8% edhe sipërfaqja e dhënë për ndërtim. Numri më i madh i lejeve është për ndërtesa të reja me qëllim banimi, me 252 të tilla nga prilli në qershor, dhe numri më i madh i ndërtimeve po ndodh në Durrës dhe Tiranë ku është i përqendruar edhe procesi i rindërtimit për të pastrehët e tërmetit të nëntorit të 2019. Lejet e tjera janë për hotele, qendra tregtare apo qendra industriale.