'Bumi’ i sezonit/ INSTAT: Në qershor 76.4% më shumë turistë se vjet! Kryesojnë polakët dhe italianët

18 Gusht 2023, 13:23

Pas pandemisë së Covid-19 duket se turizmit në vend i është rikthyer frymëmarrja. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në Qershor numri i vizitorëve jo-rezidentë është rritur me 76,4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shqipëria u vizitua më shumë nga kosovarët, polakët e italianët.