Burg pa afat policit që vrau kolegun brenda në Komisariatin Nr.3, gjykata: T'i bëhet ekspertizë mjeko-ligjore (Iu gjetën anti-depresantë në shtëpi)

26 Maj 2022, 12:20 | Përditesimi i fundit: 2022-05-26 14:35:20

Ludjan Zaimi, 25-vjeç ka zgjedhur që të heshtë, që nga momenti që mësoi se kolegu Çaush Saliasi, që qëlloi 7 herë me pistoletë, kishte ndërruar jetë! Edhe sot, në seancën gjyqësore, ai nuk ka thënë asgjë, thjesht ka mësuar vendimin e Gjykatës së Tiranës që e la në burg, ndonëse avokati i tij kërkoi një masë më të lehtë.