Burrel, makina del nga rruga dhe përplas 4 këmbësorë, shoferi largohet nga vendngjarja

19 Shkurt, 14:15

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur 4 këmbësorë, ndërsa shoferi është larguar nga vendngjarja. 4 kalimtarët e aksidentuar po marrin mjekim në spital, ndërsa policia në ndjekje të shoferit.