Buxheti 2022 për Shëndetësinë, Rama: Brenda mandatit 40% rritje pagash për mjekët! Vlerësimi i tyre sipas performancës! Ministrja: 2.7 mln lekë për planin e vaksinimit

18 Nëntor 2021, 20:13

Kryeministri Rama në një takim me mjekë e infermierë ku prezantoi buxhetin për vitin e ardhshëm, vlerësoi punën e bërë për përballimin e pandemisë COVID-19 dhe premtoi jo vetëm rritje pagash por edhe investime në infrastrukturën e spitaleve e qendrave shëndetësore.