Buxheti 2024/ 7 mln euro për 30 bashki për trajtimin e mbetjeve! Durrësi, Kavaja dhe Saranda, bashkitë me më shumë fonde

15 Nëntor 2023, 15:59

Në vitin 2024, për pastrimin e vendit nga mbetjet urbane do të shpenzohen rreth 13 milionë euro. Referuar projektbuxhetit për vitin që vjen do të vihen në dispozicion të 30 bashkive rreth 7 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve urbane, dhe 6 milionë euro do jenë pjesë e buxhetit të Ministrisë së Turizmit.