Buxheti 2027/ 56 miliardë lekë për bashkitë, përfitojnë edhe ato që shkrihen! Ndryshime në shtatorin e ardhshëm, paratë ndahen sipas hartës territoriale

1 Nëntor, 18:49 | Përditesimi: 1 Nëntor, 18:49

Bashkitë në 2027-ën pritet të shpenzojnë në total 114 miliardë lekë, prej të cilave 56 miliardë shpërndahen nga buxheti i shtetit. Fonde do të përfitojnë edhe 15 bashkitë që do të shkrihen pas reformës së re territoriale. Në shtator të vitit që vjen pritet të ndryshojnë edhe formula me të cilën i shpërndahen paratë bashkive duke iu përshtatur hartës së re.

E.H/Shqiptarja.com