Buxheti 2027/ Ministri Gonxhja në Kuvend: Prioritet, konsolidimi i Shqipërisë si destinacion konkurrues turistik gjatë gjithë vitit

18 Nëntor, 20:10 | Përditesimi: 18 Nëntor, 20:10

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, prezantoi sot në Parlament pr.buxhetin 2027 për institucionin që ai drejton.

Gonxhja tha se prioritet në kulturë është transformimi i Muzeut Historik Kombëtar dhe zgjerimi i rrjetit Kombëtar të muzeve, ndërsa në turizëm, konsolidimi i Shqipërisë si një destinacion konkurrues gjatë gjithë vitit.

A.E/Shqiptarja.com